Infertiliteti mashkullor dhe roli i urologut
Në më pak se gjysma e shtatëzanive, faktori kryesor për infertilitet (mos pasjen e fëmijëve) është mashkulli. Në një pjesë të madhe të këtyre meshkujve nuk gjindet sperme në analizat e dhena (azospermi). Por kjo nuk do të thotë që ne testikuj nuk prodhohet spermë. Me anë të një ndërhyrjeje të vogel kirurgjike që quhet MikroTESE, në testikuj mund të gjindet spermë, edhe sperma e gjetur mund të injektohet në citoplazmen (ooplazma) e vezëve, dhe të bëhet bashkimi fizik i tyre në mënyrë artificiale.
Çfarë është operacioni MikroTESE dhe sa zgjatë?
Me ndihmën e mikroskopit synohet të merrën pjesë nga kanalet e prodhimit të spermës që janë më të zgjeruara dhe më të shëndosha. Kjo lloj teknike ka disa avantazhe në krahasim me teknikat e tjera të marrjes së spermës. Mikroskopi ndihmon që të merrën pjesë sa më të mira dhe pa prishur sistemi nën evet të gjakut. Në shumicën e rasteve bashkimi i spermës së marrë dhe vezës bëhet menjëherë, sepse suksesi është më i lartë me spermë të fresket por në disa raste këto inde mund të ruhen dhe të përdoren për një bashkim të dytë në rast dështimi.
Çfarë duhet të bëhet para operacionit të MikroTESE?
Për shkak se një nga funksionet e testiseve është edhe prodhimi i hormonit mashkullor të testosteronit, pacienti duhet të ketë një nivel të mjaftueshëm të testosteronit në gjak, ose nivelet e testoteronit duhet të jenë rregulluar minimum rreth 4 muaj më herët dhe në kohën e ndërhyrjes janë në normë.
A është më mirë të bëhet MikroTESE në vend të biopsisë së testiseve?
Shume studime kanë treguar se operacioni MikroTESE është më efektiv në marrjen e spermës dhe me dëmet që shkaktohen në testis janë minimale. Kurse marrja e spermës me biopsi ose me gjylperë aspirimi nuk mjafton për të patur një përgjigje të saktë. Kjo është një procedurë që mund të përsëritet në rast se do të ketë nevojë në të ardhmën.
Sa është përqindja e suksesit pas kësaj ndërhyrjeje?
Për të patur sukses në një mikro kirurgji të tillë duhet që urologu të ketë zotesi në marrjen e indeve dhe tekniku embrionolog të ketë eksperiencë në gjetjen e spermës në këto inde. Në qoftse gjatë procedurës së mikroTESE’s gjindet sperme, kjo përdoret për injeksionin tracitoplazmik të spermës (ICSI) ose in vitro fertilizacion (IVF) dhe mund të ngrihet në temperaturë të ulet që të përdoret edhe për ndonjë procedurë të re të çiftit.
A ka dhimbje pas ndërhyrjes mikroTESE?
Shumica e njerëzve mendojnë se është ndërhyrje e dhimbshme por habiten pas operacionit për dhimbjen minimale qe kanë. Skrotumi është një nga organet që rigjenerohet shumë shpejt dhe duke i mbyllur të gjithë shtresat sipas rradhës zvogëlohet shumë mundësia për infeksion dhe për gjakderdhje. Për të përcaktuar nëse ka apo jo spermë në indet e marra, duhet një kohë prej rreth 10-14 orësh nën mikroskop. Në rast se ka nevojë e njejta procedurë mund të përseritet prapë pas rreth 1 viti. Ndaj të gjithë çiftet që kanë problem të tilla është mirë që të bëjnë kontroll jo vetëm të gjinekologu për edhe një kontroll specifik te urologu.
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |