Cistiti

Cistiti është inflamacion (infeksion,pezmatim) i mukozës së fshikëzës urinare. Është më i shpesht te femrat sesa te meshkujt, për shkak se kanali urinar i femrave (urethra) është më i shkurtë sesa i meshkujve, gjë që rezulton më depërtim më të lehtë të bakterieve në fshikëzen urinare.

Shkaktarët

Në bazë të shkaktarëve etiologjikë cistiti ndahet në dy lloje:

  1. Cistiti infektiv është lloji më i shpeshtë dhe shkaktohët si pasojë kolonizimit të traktit urinar nga bakteret patogjene. Shkaktarët më të shpeshtë janë: E.coli, Proteus, Enterobakter dhe Klebsiella. Rruga më e shpeshtë e depërtimit të këtyre baktereve në traktin urinar është e ashtuquajtura rruga ascendente (ngjitëse), ku bakteret si pasojë e higjienës jo të mirë perianale nga zorra e trashë depërtojnë në fshikëzen urinare përmes kanalit urinar (urethra). Rrugë më e rrallë e infektimit të fshikëzës urinare është përhapja e bakterëve nga ndonjë fokus infeksioni në organizëm (si abces, sinuzit, otit etj…) përmes gjakut deri në fshikëzen urinare (e ashtuquajtura përhapja hematogjene).
  2. Cistiti jo-infektiv është lloj më i rrallë i cistitit dhe shkaktohët si pasojë e irritimit të mukozës së fshikëzës urinare nga disa lloje të barnave, rrezatimit jonizues, kemikateve të ndryshme etj.

Faktorët e rrezikut

Faktorët që lehtësojnë infeksionin e fshikëzes urinare janë:

  • Pëngesat në rrjedhjen e urinës (gurët në fshikëz,tumorët,rritja e prostatës,ngushtimi i uretrës)

  • Dobësimi i imunitetit (tek diabetikët,të sëmurët nga AIDS, përsonat e sëmurë nga kanceri)

  • Përdorimi i zgjatur i kateterit urinar

Pasqyra klinike

Cistiti mund të manifestohet me disa nga këto simptoma klinike:

  • urgjencë për urinim

  • djegie gjatë urinimit

  • urinim i shpeshtë dhe i pakët

  • urinim me gjak (hematuri)

  • urinë me pamje turbulltë dhe me erë të pakëndshme

  • pa rehati dhe ndjesi presioni në pjesën e poshtme te barkut

  • ngritje e lehtë e temperaturës

  • urinim i pavullnetshëm( tek fëmijët)

Diagnostifikimi

Diagnostifikimi i cistiteve bazohët në disa teste dhe ekzaminime te cilat si të vetme ose të kombinuara mundësojnë diagnozën.Për këtë qëllim më së shpeshti përdorën:

  • Marrja korrekte e anamnezës dhe të dhënave për pasqyrën klinike

  • Analizë urine (shikohet për prani të bakterieve,qelizave te bardha dhe te kuqe të gjakut në urinë)

  • Urinokultura (kultivimi i urinës në terene ushqyese për të vërtetuar rritjën ose jo te kolonive të bakterieve)

  • Cistoskopia (ekzaminim i fshikëzes urinare me një pajisje në formë gypi në majën e së cilit gjendet kamera dhe një burim drite,imazhët e së cilës mund të shihen në ekran dhe mund të regjistrohen në CD)

  • Grafia dhe Ultrazëri i traktit urinar (në rastet kur dyshohët për praninë e gurëve,tumorëve ose obstruksioneve te traktit urinar

Mjekimi

Masat farmakologjike përfshijnë terapinë me antibiotikë, analgjetiko-antipiretikë dhe kompenzim të lëngjeve të humbura në rastet me temperaturë. Më së shumti përdoren flurokinolonet, nitrofurantoina,fosfomicina, trimetoprim-sulfometaxasol etj. Kurse në masat jo-farmakologjike bëjnë pjesë: vendosja e fashave të ngrohta në pjesën e poshtme të barkut, pirja e sasive më të mëdha të ujit (hidratimi më i madh ) dhe banjo ujore në ujë të ngrohtë (në pozitë të ulur ). Cistitet jo-infektive mjekohen me largim të shkaktarit bazë.

Komplikacionet

Cistitet nëse mjekohen në mënyrën e duhur, rrallëherë japin komplikacione. Por mosmjekimi ose mjekimi jo i duhur i tyre mund të shkaktojë zgjerimin e infeksionit në pjesën e sipërme të traktit urinar (infeksion që njihet si pielonefritis ) me ç’rast mund të dëmtohet edhe parenkima e veshkave që rezulton me zvogëlim ose humbje të funksionit të tyre.

Parandalimi

Keto jane disa këshilla, të cilat mendohet që ndikojnë në zvogëlim ose parandalim të infeksioneve të fshikëzes urinare:

  • Urinimi në kohën e duhur ,sapo të vije ndjesia për urinim (mos e shtyni urinim për më vonë)

  • Pirja e sasive të mëdha të ujit (mbi 2 litra brenda ditës)

  • Mbajta e higjienës përsonale në regjionin uro-gjenital dhe perineal

  • Mospërdorimi i sprejeve të ndryshëm deodorantësh në regjionin urogjenital

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661