TË DASHUR LEXUES, PACIENTË DHE TË NDERUAR KOLEGË

Kohët e sotme kanë bërë që njerëzit, me anë të internetit, të jenë në gjendje të ndjekin nga afër teknologjitë e reja në të gjitha fushat dhe sidomos në atë të mjekësisë. Sot është e mundur që nëpërmjet internetit të mësohet për simptomat e një sëmundjeje, mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimin e saj në kohë. Gjithashtu, nëpërmjet tij, mund të shihen pamje operacionesh të kryera në qendra të ndryshme.

Nga ana tjetër, një prej disavantazheve të internetit në mjekësi është edhe informacioni që vjen nga faqe jo të specializuara dhe nga persona që nuk janë të fushës përkatëse. Kjo është një nga arsyet që pacientët, në kësi rastesh, mund të futen në depresion, nuk pranojnë trajtimin, drejtohen për operacione jo të duhura, nuk bëjnë ndjekjen e sëmundjes në kohë, drejtohen në terapinë alternative etj.

Ndaj, kjo faqe ka per qellim që t’i informojë drejt pacientët për problemet urologjike.

Të dhënat e mëposhme kontrollohen vazhdimisht dhe përditësohen në rast se ka zhvillime të reja në mënyrën e terapisë. Sigurisht, në shumicën e rasteve ajo mund të japë informacione vetëm për thelbin e problemit të pacientit, pasi është i nevojshëm konsultimi me urologun për shtjellime të mëtejshme.

Kjo faqe është unike për faktin se është në gjuhën shqipe dhe mund të kontrollohet nga të gjithë grupmoshat e pacienteve. Duke ururar që t’ju vijë sadopak në ndihmë për zgjidhjen e problemit tuaj, ju uroj mirëseardhjen dhe ditë sa më të shëndetshme në jetën tuaj .

Kjo faqe është përgatitur për informacione më të detajishme rreth urologjisë. Të gjitha temat janë të vendosura në tituj dhe nëntituj të caktuar. Vetëm informacionet e nevojshme u jepen lexuesve dhe përditësohen vazhdimisht. Është e vërtetë se më shumë informacion duhet të jepet nga specialistët e urologjisë të cilët janë ekspertë në këtë degë.

Jetojeni jetën përderisa jeni duke jetuar ditët e shëndetshme.

ARTIKUJT E FUNDIT

  • infertility

Si trajtohet infertiliteti te meshkujt?

Infertiliteti mashkullor dhe roli i urologut Në më pak se gjysma e shtatëzanive, faktori kryesor për infertilitet (mos pasjen e fëmijëve) është mashkulli. Në një pjesë të madhe të këtyre meshkujve nuk gjindet sperme [...]

  • test tubes

Çka është hematuria (gjaku në urinë)?

Çdo të thotë të kesh gjak në urinë (hematuri)? Si vendoset diagnoza dhe si trajtohet tumori i qesës (vezikës) urinare? Të kesh gjak në urinë është një nga simptomat më të rëndësishme në urologji, [...]

  • cystoscopy

Si bëhet cistoskopia?

Çfare është Cistoskopia? Cistoskopia është intervenim që i lejon mjekut kontrollimin në brendësi të fshikëzës dhe uretrës duke përdorur një instrument të hollë me dritë të quajtur cistoskop. Cistoskopi futet në uretra dhe [...]

  • stone kidneys

Si formohen gurët në veshkë dhe si trajtohen?

Gurët në veshka dhe uretër Gurët në veshka formohen nga shkaqe tё ndryshme, por shpesh haset fakti qё rrjedhin nga urina e koncentruar me ҫ`rast mineralet apo kripërat e acidit në urinën tuaj [...]

  • prostate 1

Çfarë është prostata dhe si trajtohet?

1. Ku ndodhet prostata dhe çfare funksioni ka? Prostata është një organ që gjendet te meshkujt që nga femijeria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me [...]

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa ‒ Kirurg urolog, ka lindur në vitin 1980 në Bulqizë. Pas perfundimit te liceut ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë, ai fitoi të drejtën e studimeve për mjekësi të përgjithshme në “Spitalin Ushtarak Akademik Gulhane” GATA, në Ankara. Pas perfundimit me sukses te Fakultetit te Mjekësisë, ku mori titullin “Doktor i Mjekësisë”. Ne tetor të vitit 2006 filloi specializimin në degën e urologjisë. Pas prezantimit me sukses së tezës në lidhje me rolin e fetuin-A-së në formimin e gurëve të calcium-fosfatit (shih publikimet), dhe të përfundimit të provimit të specializimit më 07 Tetor 2011, morititullin “Specialist i urologjisë”, si dhe gradën “Ustegmen” (Toger).
publikime

PUBLIKIME

Dr. Ajeti ka një mori publikimesh në kongrese dhe revista të njohura ndërkombëtare. Disa nga këto janë të listuara më poshtë

  • Changes in serum inhibin b levels after orchiectomy and correlation with histopathological changes of testes in adult patients with unilateral undescended testis – Xhafa A, Irkilata H.C, Basal S, Kurt B , Tahmaz L, Dayanc M. 4th South Eastern Urology Meting, October, Tirana 2008 – Poster Presentation

  • Results of biofeedback treatment on reflux resolution rates in children with dysfunctional voiding and vesicoureteral reflux – Kibar Y, Ors O, Demir E, Irkilata H.C, Kalman S, Sakallioglu O, Xhafa A, Dayanc M. 4th South Eastern Urology Meting,17-18 October Tirana 2008 – Poster presentation

  • The voiding patterns of children with vesicoureteral reflux and urinary tract dysfunction – Ors A., Kibar Y., Irkilata H.C, Xhafa A, Dayanc M. 4th South Eastern Urology Meting, 17-18 October Tirana 2008 – Poster Presantation.

  • Effect of standard urotherapy and biofeedback therapy combination on residual urine volume in the children with dysfunctional voiding –Ors A, Irkilata H.C, Kibar Y, Xhafa A, Dayanc M. 4th South Eastern Urology Meting, 17-18 october Tirana 2008 -Poster Presantation.

  • Retrograde ureteroscopic holmium laser endopielothomy for seconder ureteropelvic junction stenosis after pieloplasty – Kilciler M, Tahmaz L, Izol V, Kilciler G, Xhafa A, Dayanc M. 21th national congress of the Turkish Association of Urology – Poster Presentation

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661