Gurët në veshka dhe uretër
Gurët në veshka formohen nga shkaqe tё ndryshme, por shpesh haset fakti qё rrjedhin nga urina e koncentruar me ҫ`rast mineralet apo kripërat e acidit në urinën tuaj kristalizohen. Ata mund të gjenden në cilёndo pjesё tё traktit urinar nga veshkёt deri nё fshikёzёn e urinёs. Meshkujt formojnë gurë më shpesh sesa femrat, në raportin 3 me 1. Ky ndryshim tani po bëhet më i vogël, ndoshta për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës dhe dietës. Pacientët me gurë shpesh formojnë gurë më shumë se një herë në jetën e tyre. Varёsisht nga lokalizimi dhe madhёsia e gurit, ata mund tё nxjerren vetё gjatё urinimit, tё shfaqin dhimbje tё forta tё ashtuquajtura kolika renale, apo tё hiqen me intervenim kirurgjik.
Shkaqet e gurëve
Gurët në veshka shpesh nuk kanë njё shkak të caktuar apo arsye të vetme te formimit. Numёrohen disa faktorë qё mund të rrisin rrezikun si:
Simptomat dhe diagnoza e gurëve në veshka dhe ureter
Njerëzit shpesh i lidhin gurët në veshkë dhe uretër me dhimbjen. Megjithatë, simptomat mund të ndryshojnë nga dhimbje të forta deri në pa dhimbje fare, në varësi të karakteristikave të gurit, si madhësia, forma, dhe vendndodhja e gurëve në traktin urinar.
Dhimbjet e forta (kolika renale) Nnëse guri e bllokon rrjedhjen normale të urinës nëpër uretër ju do të përjetoni dhimbje të forta, të njohura si kolikë renale. Ajo është një dhimbje e mprehtë në zonën e ijeve dhe mesit (në anën e trupit, nga brinjët në kërdhokull). Burrat mund të kenë dhimbje gjithashtu edhe në testikujt e tyre (fig.2) Kolika renale shkaktohet nga një rritje e papritur e presionit në traktin urinar dhe murin e ureterit.
Përveç ultrasonografisë, ju mund të keni nevojë për një ekzaminim me rreze X të traktit urinar. Një metodë tjetër e zakonshme e diagnozës është skanimi CT (tomografia e kompjuterizuar). Për sëmundje të gurëve, bëhet një tomografi e kompjuterizuar pa kontrast (NCCT). Ky skanim mund të tregojë qartë madhësinë, formën, dhe trashësinë e gurit. Në disa situata, mjeku juaj mund të vendosë të bëjë skanim CT me kontras ose një urografi intravenoze. Këto imazhe japin informacion shtesë në lidhje me funksionin dhe anatominë e veshkave.
Analiza e gurit dhe testet tjera:
Në rastin e kolikës renale, urina dhe gjaku testohen për të parë nëse keni infeksion ose pamjaftushmëri të veshkave. Nëse keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve, do të bëni teste shtesë të njohura si vlerësim metabolik.
Trajtimi i gurëve në veshka dhe ureter
Faktorët që ndikojnë në marrjen e vendimit përfshijnë:
Jo të gjithë gurët kërkojnë trajtim. Ju keni nevojë për trajtim nëse guri shkakton shqetësim dhe nuk kalon natyrshëm me urinë. Nëse keni gurë në veshkë apo uretër e cila nuk shkakton shqetësim, në përgjithësi nuk do të trajtoheni. Mjeku do t’ju japë një program kohorë për vizita kontrolli të rregullta për t’u siguruar që gjendja juaj nuk do të përkeqësohet. Nëse guri juaj ka të ngjarë të kalojë me urinë, mjeku mund të lëshojë recetë për barna për të lehtësuar këtë proces. Ky quhet mjekim konservativ.
Trajtimi konservativ
Shumica e gurëve në veshka apo uretër do të largohen nga trupi juaj ndërsa urinoni. Megjithatë, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së gurit, do të duhet pak kohë që guri të kalojë. Mjeku juaj mund të japë me recetë barna për t’ju ndihmuar që guri të kalojë më shpejt dhe për të kufizuar.
Litotripsia me valë-shok (SWL)
SWL bëhet me një makineri e cila mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit. Për të thyer gurin, valët-shok të përqendruara (pulse të shkurtra të valëve të tingullit me energji të lartë) transmetohen në gur nëpërmjet lëkurës. Guri e përthithë energjinë e valëve dhe kjo e thyen në copa më të vogla. Pastaj fragmentet e gurit kalojnë me urinën (Fig. 1). SWL është e përshtatshme për mbi 90% të të gjithë pacientëve. Megjithatë, suksesi i saj varet nga disa faktorë si karakteristikat e gurit dhe gjendja juaj fizike.
Ureteroskopia (URS)
URS është një lloj trajtimi që bëhet me një endoskop të kalibrit të vogël. URS është e zakonshme, normat e suksesit janë të larta, dhe rreziku i komplikimeve është i ulët. Për URS ju do të kryeni anestezi të përgjithshme, shpinore ose intravenoze. Pasi të jeni nën anestezi, mjeku hyn në fshikëzën tuaj të urinës me endoskop përmes uretrës pa bërë prerje në trupin tuaj. Guri largohet jashtë duke përdorur një “shportë” të veçantë.
Parandalimi i rishfaqjes së gurëve në veshka
Disa pacientë të cilët kanë pasur gurë në veshkë ose ureter, mund të formojnë sërish gurë në të ardhmen. Pasi guri kalon apo është larguar, mjeku do të përcaktojë nëse jeni në rrezik të lartë për përsëritje. Për ta bërë këtë, ai ose ajo duhet ta analizojë gurin. Përveç kësaj, mjeku do të kontrollojë rezultatet e analizave të gjakut dhe urinës të cilat janë bërë para trajtimit. Nëse keni rrezik të lartë të rishfaqjes, mjeku do të kryejë një sërë analizash specifike të gjakut dhe urinës. Në varësi të rezultateve të analizave, mjeku do të rekomandojë masat parandaluese ose analiza të mëtejshme. Këshilla të përgjithshme të stilit të jetesës për të parandaluar gurët:
Keto informacione jane marre nga faqja zyrtare e shoqates se urologjise europiane (EAU).
”Vjen në valë dhe nuk ulet në qoftë se ju ndryshoni pozicionet.” Ajo është përshkruar si një nga përvojat më të dhimbshme, të ngjashme me dhimbjet e lindjes.
Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë kolikat renale janë:
Kolika renale është gjendje urgjente dhe ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes ose spitalin më të afërt për të lehtësuar dhimbjen. Në rast të temperaturës së lartë ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Dhimbje e topitur ose asimptomatike.
Gurët gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje të përsëritura, të topitura në ije. Kjo dhimbje mund të tregojë gjithashtu për sëmundje të tjera, prandaj ju do të duhet të bëni analiza mjekësore për të zbuluar nëse keni sëmundje të gurëve në veshka apo uretër. Disa gurë nuk shkaktojnë ndonjë shqetësim. Këto quhen gurë asimptomatik dhe zakonisht janë të vegjël. Në përgjithësi gurët asimptomatik zbulohen gjatë imazherisë me rreze-X apo procedurave të ngjashme të imazherisë për gjendje të tjera.
Diagnostikimi i gurëve në veshka dhe ureter
Mjeku bën një sërë analizash për të kuptuar se çfarë i shkakton simptomet tuaja. Kjo quhet diagnozë. Së pari, mjeku ose infermierja do të marrë historinë tuaj mjekësore dhe të bëjë një ekzaminim fizik. Pastaj, ata do të marrin imazhet e trupit tuaj dhe do të kryejnë analiza të tjera nëse është e nevojshme.
Teknikat e imazherisë
Për të lokalizuar gurin, mjeku duhet të marrë imazhet e organeve tuaja të brendshme. Ju do të bëni një ultrasonografi (e njohur edhe si ultratingulli), e cila mund të konstatojë nëse guri shkakton bllokim (obstruksion) tё rrugёve urinare duke parё nёse veshka është e zmadhuar. Mjeku duhet të kontrollojë nëse guri vazhdon të lëvizë dhe nëse veshkat tuaja vazhdojnë të funksionojnë mirë.
Trajtimi aktiv i gurit
Ka tre mënyra të përgjithshme për të hequr gurët:
Secila prej këtyre procedurave ka avantazhe dhe disavantazhe.
Është e rëndësishme që të flisni me mjekun tuaj për simptomet dhe rezultatet e analizave për të gjetur mundësinë më efiçente të trajtimit për ju. Në bazë të asaj se ku është, në veshkë ose uretër, mjeku mund të rekomandojë mundësi të ndryshme trajtimi. Nëse nuk keni simptoma, mund të trajtoheni në rast se:
Mjeku juaj do të rekomandojë heqjen e gurit në ureter nëse:
Nefrolitotomia perkutane (PNL)
PNL është operacion për të hequr gurët e mëdhenj drejtpërdrejt nga veshka. Avantazhi është se edhe gurët shumë të mëdhenj hiqen me një operacion të vetëm.
Megjithatë, ajo është shumë invazive krahasuar me SWL dhe URS dhe ka një rrezik të lartë të komplikimeve. Ndërlikimet më të shpeshta të PNL janë rrjedhja e gjakut dhe temperatura.
Kur duhet ta marr në konsideratë PNL?
PNL duhet të merret në konsideratë kur guri është shumë i madh (më i madh se 2 centimetra) dhe nuk ka lëvizur në ureter. Doktori mund ta diskutojë gjithashtu PNL si një mundësi trajtimi nëse:
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |