veins

Varikocela

Varikocela është një zgjerim i venave në pjesën e testiseve dhe duket në rreth 15% të gjithë meshkujve. Kjo sëmundje shkakton prishje në qarkullimin e gjakut në testise dhe më vonë ndikon në prodhimin, numrin, lëvizjen dhe anatominë e spermës. Në një periudhë të caktuar, të këta meshkuj mund të kenë problem me fertilitetin. Në 85% ndodhë në anën e majtë por mund të jetë edhe në të dy anët. Simptomat janë dhimbje në testikuj, sidomos kur rrin shumë në këmbë ose kur ushtron në palestër, por në disa raste këto simptoma edhe mund të mos duken. Diagnostimi bëhet me egzaminim fizik, por në disa raste bëhet edhe një ultratingull i testiseve. Trajtimi bëhet me një prerje të vogel në pjesën e fundit te barkut në anën e majtë, zakonisht dhe qëndrimi në spital është vetëm një ditë. Mënyra më e mirë sipas udhëzimeve europiane është prerja inguinale ose subinguinale dhe operacioni bëhet me ndihmën e mikroskopit. Emri i operacionit është Varikocelektomi Mikroskopike. Kjo është mënyra që kryhet në spitalin tonë që në fillim dhe më poshtë po ju tregojmë pamjet e rastit të fundit të kryer në këtë mënyrë.

undescended testis

Imazhe

Intervista ne RTK

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661