Urinimi I pavullnetshem te femijet
Urinimi ne Shtrat
Urinimi natën është një nga problemet më të hershme të shëndetit në historinë e njerëzimit.Nëse urinimi në shtrat ndodh në një fëmijë 5 vjeçar, kjo nuk është normale. Një problem i tillë quhet enuresis nocturna, që do të thot se ata fëmijë pa dashje dhe pa qenë të vetëdijshëm, urinojnë në krevat derisa janë duke fjetur. Në çdo 100 fëmijë të kësaj moshe, rreth 14-15 prej tyre kanë këtë problem. Në moshën 18 vjeçare, një në çdo 100 fëmijë mund të ketë ende këtë problem. Edhe pse urinimi në shtrat mund të shërohet në mënyrë spontane me kalimin e viteve, nuk është e drejtë të pritet që problemi të kaloj vetvetiu, sepse në aspektin psikologjik, fëmija i nënshtrohet një situate të rëndë. Prandaj, kjo gjendje duhet të trajtohet.
Kur këta fëmijë ekzaminohen, është vërejtur se 97% e rasteve nuk shoqërohen me sëmundje të tjera të traktit urinar dhe vetëm në 3% të tyre problemi është zhvilluar për shkak të sëmundjeve që lidhen me traktin urinar. Urinimi në shtrat nuk është një sjellje e qëllimshme e fëmijës. Arsyet që çojnë në urinim janë çrregullime funksionale, që nuk mund të kontrollohen nga fëmija. Fakti se ai/ajo urinon në krevat, nuk do të thot që prindërit nuk e kanë edukuar mirë atë.
Problemi i urinimit në shtrat është i lidhur me vonesën e pjekurisë në disa funksione lidhur me kontrollimin e urinimit, përgjatë rritjes së fëmijës. Kur prindërit reagojnë ashpër ndaj fëmijëve apo i ndëshkojnë ata, problemi jo që nuk do të zgjidhet, por do ta thelloj edhe më shumë atë, aq sa mund ta çojë fëmijën në gjendje të rëndë psikologjike.Fshikëza urinare dhe muskujt që mbajn urinën kontrollohen nga sistemi nervor. Të jesh në gjendje për të kontrolluar urinimin gjatë natës është e lidhur me shumë faktorë si aktivizimin e ndjesis për urinim duke fjetur, prodhimin e urinës në një nivel të caktuar brenda natës, maturimin e sistemit nervor qendror, zhvillimin e fshikëzës dhe muskujve që mbajn urinën, dhe lirimin e substancave të caktuara të prodhuara nga trupi.Është fakt i njohur që ka më shumë se një arsye që ndikojnë ne faktorët që lidhen me mbajtjen e urinës dhe që çojnë në urinim ne krevat.
Shumë prindër thonë se fëmijët e tyre kanë gjumë të thellë. Në të vërtetë, shumica e fëmijëve me këtë problem nuk kanë ndiesin se fshikëza urinare e tyre është mbushur plot, derisa ata janë duke fjetur. Fëmija që ka nevojë për të urinuar në këtë rast nuk mund të zgjohet nga gjumi, dhe si rezultat, ai/ajo urinon në mënyrë refleksive derisa është në gjumë. Gjithashtu është vërtetuar se sasia e urinës së prodhuar gjatë natës tejkalon nivelet normale në disa nga këta fëmijë. Në rastet kur sasia e urinës së prodhuar brenda natës kalon nivelet normale,rritet kapaciteti i fshikëzes urinare, dhe shfaqet urgjenc për urinim, dhe kur kjo është e shoqëruar me një gjumë të thellë, atëherë fëmija lag shtratin (urinon ne gjumë). Infeksionet e traktit urinar, problemet me urinim, ngushtimi i uretrës, diabeti, sëmundjet e gjëndës tiroide, dhe çrregullimet e gjumit si apnea gjatë fjetjes mund të shkaktojnë urinim në shtrat.
Nëse fëmija kritikohet për urinim në shtrat, nuk mund të fleje gjatë natës në një vend tjetër, nuk mund të shkojnë në pushime dhe ndjehet i turpëruar, atëherë është e pamundur që të mendohet se ky femije nuk do të ndikohet psikologjikisht. Prandaj, në fëmijët mbi pesë vjet, kjo çështje duhet të trajtohet.
Trajtimi:
Vërejtje: Nëse ky problem shoqërohet me kapsllëk, ai duhet të trajtohet me prioritet.
Urinimi i Pavullnetshem Gjate Dites
Urinimi i pavullnetshëm ditën është një dukuri që vihet re mjaft shpesh. Është raportuar se mund të vërehet në 1 nga çdo 75 fëmijë, mbi moshën pesë vjeçare. Një nga arsyet më të rëndësishme është se fëmija duke u zhytur në lojë harron nevojën për të urinuar. Urinimi gjatë ditës mund të zhvillohet për shkak të shumë arsyeve te lidhura me zhvillimin funksional apo psikologjik. Hapi i parë në zgjidhjen e këtij problemi është që t’ia tregoni këtë problem mjekut tuaj. Infeksionet e traktit urinar, diabeti në fëmijëri, moszbrazja e plotë e fshikezes, fshikëza urinare me kapacitet më të vogël, fshikëza superaktive, kapsllëku, fokusimi i tepërt në lojë apo në ndonjë aktivitet tjetër, frika nga te bërit dush, stresi emocional, konsumimi i pijeve joalkoolike dhe / ose atyre me kafeinë mund të shkaktojnë urinim të pavullnetshëm gjatë ditës. Edhe në qoftë se ajo është vetëm në formë të pikave, mosmbajtja e urines është një problem shumë i rëndësishëm. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze urinare.
Trajtimi:
Vërejtje: Nëse ky problem shoqërohet me kapsllëk, ai duhet të trajtohet me prioritet. Ne kemi mbi 15 vite që trajtojmë problemin e urinimit të pavullnetshëm, sipas planprogramit te zhvillimit të urinimit.
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |