Refluksi Veziko-Uretral

bladder 3

Refluksi vezikoureteral përshkruhet si kthimi i urinës mbrapa nga fshikëza urinare në veshka. Funksioni më i rëndësishëm i veshkave është që të eliminojë substancat e dëmshme nga gjaku dhe ti nxjerr ato përmes urinës. Pasi të prodhohet nga veshkat, urina zbret në fshikëzën urinare nëpërmjet tubave të quajtur uretër, dhe më pas nxirret nga trupi gjatë urinimit, me ndihmën e një kanali të quajtur uretër.

Në anën tjetër, edhe shprehitë jonormale të urinimit në disa fëmijë mund të çojnë në refluks. Në këtë mënyrë duke shkaktuar prirjen ndaj infeksioneve tek fëmijët, refluksi mund të shkaktojë infeksion të veshkave të quajtur pyelonephritis, që ka për pasojë dëmtimin e veshkave. Sa më e rëndë të jetë grada e refluksit aq më të rënda do te jenë dëmet në veshka. Në rastet kur refluksi është i gradës së rëndë, ureterët dhe veshkat zgjerohen, ëduke shkaktuar formë të çrregullt të tyre. Në përgjithësi, diagnoza vendoset nga infeksionet e shpeshta të traktit urinar. Refluksi mund të mos shkaktojë ndonjë dhimbje, shqetësim apo probleme gjatë urinimit. Prandaj, nëse fëmija ka infeksione të shpeshta urinare duhet të ekzaminohet nga një mjek specialist, edhe në qoftë se nuk ka asnjë ankesë tjeter.
Refluksi paraqitet në rreth 1-2% të të gjithë fëmijëve të shëndetshëm.

Mosha kur fëmijët zakonisht diagnostikohen për VUR është mosha 2-3 vjeçare, por ajo mund të shihet si tek foshnjet, ashtu edhe tek moshat më të medha. Tre të katërtat e fëmijëve që trajtohen janë vajza. Në disa fëmijë, refluksi mund të jetë me predispozite familjare. Prandaj nëse ju apo ndonjëri nga fëmijët tuaj vuan nga refluksi, ju duhet të shkoni tek mjeku për të ekzaminuar edhe fëmijën tjetër.

Sëmundja diagnostikohet me një test të quajtur Cistografi miksionale.Një tub i hollë dhe i butë i quajtur katetër vendoset brenda uretrës (në kanalin nga ku del urina). Fshikëza urinare mbushet plotësisht me një lëng të përzier me kontrast, në mënyrë që trakti urinar të bëhet i dukshëm nën rrezet-X. Pastaj fëmijës i kërkohet të urinojë. Gjatë urinimit, merren pamjet e duhura, për të parë nëse ka kthim të urinës mbrapa apo jo (refluks). Ky test zakonisht zgjatë rreth 15-20 minuta. Për shkak të përdorimit të kateterit, disa fëmijë mund të zhvillojnë infeksion pas këtij testi, prandaj është e këshillueshme që të merren antibiotikë para dhe pas testit. Ultrasonografia shtesë, scintigrafia e veshkave apo urografia intravenoze (IVP) mund të jenë te nevojshme për të përcaktuar nëse refluksi dhe infeksioni urinar kanë dëmtuar veshkat apo jo.

prostate

Qëllimi i trajtimit të fëmijët me refluks është për të shmangur:

  • Infeksionin e veshkave

  • Dëmtimin e veshkave, dhe komplikimet e përshkruara më lartë

Ka tre mënyra të trajtimit:

  • Trajtimi medikamentoz

  • Trajtimi kirurgjik

  • Observimi

Në trajtim mjekësor, antibiotikë dhe barëra të tjera përdoren për të ndryshuar shprehitë e urinimit të fëmijës. Qëllimi në këtë trajtim është për të shmangur infeksionet e mundshme që mund të ndodhin gjatë procesit të vetëshërimit te VUR. Trajtimi kirurgjik mund të kryhet si operacion i hapur ose i mbyllur me endoskopi, në varësi nga shkalla dhe karakteristikat e refluksit. Operacioni i mbyllur është i preferuar në raste të refluksit rezistent ose të nivelit të lartë. Koha e qëndrimit në spital pas operacionit është 2 deri në 5 ditë mesatarisht varësisht nga teknika kirurgjikale e aplikuar.

Në vitet e fundit, kohëzgjatja e operacionit dhe qëndrimit në spital është reduktuar dukshëm. Normat e shërimit me një operacion të vetëm jane 90-95%. Operacioni endoskopik, nga ana tjetër, bëhet në menyrë që me kamerë hyhet në traktin e poshtëm urinar (në fshikëz), dhe në cepin e ureterit të zgjeruar instilohet një substancë me qëllim që të normalizoj zgjerimin e tij. Qëndrimi në spital me këtë metodë është shumë i shkurtër.

op1

Këta fëmijë duhet të observohen për shkak të infeksioneve urinar, prandaj duhet të monitorohen në mënyrë periodike. Te këta fëmijë duhet të behet analiza e urinës dhe urinokultura, për tu parë se ka apo jo infeksion urinar. Monitorimi i tensionit të gjakut është i rëndësishëm në fëmijët me dëmtime të veshkave. Për të monitoruar shërimin apo përkeqësimin bëhen ekzaminime të kohëpaskohshme.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661