Pielonefriti

kidneys 5

Çfare është Pielonefriti?

Pielonefriti është inflamacion (infeksion,pezmatim) i parenkimës së veshkës,kalikseve renale dhe pielonit.

infection 3

Etiologjia

Shkaktarët më të shpeshtë të pielonefritit janë :E.coli,Proteus,Pseudomonas Aeuroginosa,Enterobakter, Klebsiella,e më rrallë streptokoku,stafilokoku dhe bacili i tuberkulozit.

Rrugët e infektimit

Pielonefriti më së shpeshti shkaktohët si pasojë kalimit (ngjitjes) të bakterieve nga pjesët e poshtme të traktit urinar (fshikëza urinare,urethra),si pasojë e mjekimit jo të duhur të infeksionit të këtyre organeve.Rrugë më e rrallë e pielonefritit është përhapja e bakterëve nga ndonjë fokus infeksioni në organizëm (si abces,sinuzit,otit etj…) përmes gjakut deri në veshkë,kalikse renale dhe pielon (e ashtuquajtura përhapja hematogjene).

Faktorët e rrezikut

Faktorët që lehtësojnë pielonefritin janë:

  • Pëngesat në rrjedhjen e urinës ( gurët në fshikëz,tumorët,rritja e prostatës,ngushtimi i uretrës )

  • Dobësimi i imunitetit (tek diabetikët,të sëmurët nga AIDS, përsonat e sëmurë nga kanceri )

  • Përdorimi i zgjatur i kateterit urinar

Pasqyra klinike

Pielonefriti mund te shoqërohet me disa nga këto simptoma:

  • temperaturë

  • ethe

  • dhëmbje në pjesët e poshtme anësore të shpinës.

  • dhëmbje barku

  • urinim i shpeshtë

  • urgjencë për urinim

  • djegie ose dhëmbje gjatë urinimit

  • qelb ose gjak në urinë

  • aromë e pakëndshme e urinës

Diagnostifikimi

Ekzistojnë disa analiza dhe ekzaminime për diagnostifikim te pielonefriteve.Më së shpeshti përdoren:

  • Analizë urine

  • Hemogrami

  • Proteinat e fazës akute të inflamacionit (CRP dhe ESR )

  • Hemokultura

  • Ekzaminimet imazherike ( Ultrazëri,CT,Rezonanca magnetike )

  • Scintigrafia e veshkave

  • Biopisa e veshkave

Mjekimi

Pielonefritet mjekohën me :

  • Terapi mbështetëse ( pushim,dhënie të lëngjeve orale e parenterale,analgjetiko-antipiretikë )

  • Antibiotikë ( më së shumti përdorën:fluorokinolonet,cefallosporinat e gjeneratës së tretë,Karbapenemet,Co-Amoxiclavi etj. )

  • Ndërhyrja kirurgjike ( drenimi i abcesit renal ose perirenal si dhe te pielonefritet e shkaktuara nga gurët në veshka,më ç’rast duhet të largohen gurët )

Komplikacionet

Pielonefriti mund të pasohet me komplikacione të ndryshme. Më së shpeshti shoqërohet:

  • Nekrozë papillare akute

  • Abces renal

  • Abces perinefrik

  • Sepsë

Prognoza

Nëse kapet në fazën fillestare pielonefriti shërohet plotësisht.Por nëse kapet ne fazat e më vonshme ose nuk mjekohet si duhet mund të shkaktojë komplikacionët e sipër përmendura ose mund të dëmtojë pjesërisht ose tëresisht parenkimën e veshkave dhe të shkaktojë insuficiencë të veshkore.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661