Kanceri i Prostates

prostate

Cka eshte Kanceri i Prostates?

Kanceri i prostatës është kanceri i dytë që duket më shpesh te burrat. Zakonisht nuk është agresiv dhe nuk jep ndonjë simptomë që mund të vihet re nga pacienti. Kur shoqërohet me zmadhim të prostatës, mund të jap shqetësime si urinim i shpesht dhe me vështiresi kurse në fazat e avancuara mund të shkaktoj gjakderdhje në spermë ose dhimbje në kocka.

prostate cancer

Si zbulohet prania e kancerit të prostatës?

Kontrolli i pacientëve që kanë kancer prostate në familje pas moshes 45 vjeç të pacientët e tjerë, në moshën 48-50 vjeç të urologu është i domosdoshëm. Në fillim bëhet egzaminimi rektal i prostatës dhe dhe pastaj shihet testi i PSA (prostat specifik antigjen) në gjak. Në rast se në egzaminim fizik vihet re fortësi në pjesen e mbrapme të prostatës, mund të dyshohet për kancer të prostatës.

Çfare është PSA-ja dhe si vlerësohet?

PSA është një substancë që prodhohet nga qelizat e prostatës. Në rast se është mbi një nivel të caktuar në gjak, mund të dyshohet për kancer të prostatës. Edhe në raste kur PSA ja është normale pacienti ka mundësi që të ketë kancer të prostatës. PSA mund të rritet edhe kur ka prostatit (infeksion të prostatës). Si dhe nje grup ilaçesh që përdoren për zmadhimin e prostatës mund të ulin PSA-në ndaj ju duhet të tregoni mjekut tuaj per ilaçet që po përdorni.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661