Kanceri i Fshikezes

uterus

Cilat janë shenjat e tumorit të fshikëzës urinare?

Tumori i fshikëzës ose i qesës së urinës është tumori i dytë me i shpesht në sistemin urinar dhe përbën rreth 3% e të gjithë tumorëve. Simptoma kryesore e tumorit të fshikëzës është hematuria. Në raste të avancuara mund të shfaqet shpesh edhe urinimi me dhimbje dhe me vështirësi (disuria). Gjakderdhja prej urine zakonisht vjen herë pas here, ndaj kjo është një nga arsyet që pacientët mund të vonohen për të shkuar te doktori. Ardhja me vonese te doktori çon në avancimin e sëmundjes dhe trajtimi bëhet më i vështirë.

cancer

Si trajtohet tumori i fshikëzës?

Në rastet kur tumori i fshikëzës ka përparuar më tepër, përsëri bëhet pastrimi i të gjithë tumorit prej kanalit urinar dhe pas rreth 1 jave, sipas përgjigjes së patologjisë, vendoset për ndjekjen e mëtejshme të tumorit. Në rast se tumori ka prekur edhe muskulin e fshikëzës (detrusitorin), atëherë pacienti ka nevojë që t’i hiqet e gjithë fshikëza urinare. Kësisoj, duhet të theksojmë edhe një herë se vizita e hershme te doktori bën që këto tumore të kapen në kohë dhe të kurohen shumë shpejt dhe pa pasur nevojë për operacione të tjera shtesë.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661