Infertiliteti te Ciftet
Infertiliteti mashkullor dhe roli i urologut
Ne me pak se gjysma e shtatezanive faktori kyesor per infertilitet(mospasjen e femijeve) eshte mashkulli.Ne nje pjese te madhe te këtyre meshkujve nuk gjindet sperme ne analizat e dhena(azospermi).Por kjo nuk do te thote qe ne testikuj nuk prodhohet sperme.Me ane te nje nderhyrjeje te vogel kirurgjike qe quhet MikroTESE ne testikuj mund te gjindet sperme dhe sperma e gjetur mund te injektohet ne citoplazmen(ooplazma) e vezeve dhe te behet bashkimi fizik i tyre ne menyre artificiale.
Cfare eshte operacioni MikroTESE dhe sa zgjat?
Me ndihmen e mikroskopit synohet te merren pjese nga kanalet e prodhimit te spermes qe jane me te zgjeruara dhe me te shendosha.Kjo lloj teknike ka disa avantazhe ne krahasim me teknikat e tjera te marrjes se spermes.Mikroskopi ndihmon qe te merren pjese sa me te mira dhe pa prishur sistemin eneve te gjakut.Ne shumicen e rasteve bashkimi I spermes se marre dhe vezes behet menjehere, sepse suksesi eshte me I larte me sperme te fresket por ne disa raste keto inde mund te ruhen dhe te perdoren per nje bashkim te dyte ne rast deshtimi.
Cfare duhet te behet para operacionit te MikroTESE?
Per shkak se nje nga funksionet e testiseve eshte eshe prodhimi i hormonit mashkullot te testosteronit, pacienti duhet te kete një nivel te mjaftueshëm te testosteronit ne gjak, ose nivelet e testoteronit duhet te jene rregulluara minimum rreth 4 muaj me heret dhe ne kohen e nderhyrjes jane ne norme.
A eshte me mire te behet MikroTESE ne vend të biopsise se testiseve?
Shume studime kane treguar se operacioni MikroTESE eshte me efektiv ne marrjen e spermes dhe me demet qe shkaktohen ne testis jane minimale. Kurse marrja e spermes me biopsi ose me gjylpere aspirimi nuk mjafton per te patur nje pergjigje te sakte.Kjo eshte nje procedure qe mund te perseritet ne rast se do te kete nevoje ne te ardhmen.
Sa eshte perqindja e suksesit pas kesaj nderhyrjeje?
Per te patur sukses ne nje mikrokirurgji te tille duhet qe urologu te kete zotesi ne marrjen e indeve dhe tekniku embrionolog te kete eksperince ne gjetjen e spermes ne keto inde. Nqs gjate procedures se mikroTESE’s gjindet sperme kjo perdoret per injeksion intracitoplazmik te spermes(ICSI) ose in vitro fertilizacion(IVF) dhe mund te ngrihet ne temperature te uleta qe te perdoret edhe per ndonje procedure te re te ciftit.
A ka dhimbje pas nderhyrjes mikroTESE?
Shumica e njerëzve mendojne se eshte nderhyrje e dhimbshme por habiten pas operacionit per dhimbjen minimale qe kane.. Skrotumi eshte nje nga organet qe rigjenerohet shume shpejt dhe duke I mbyllur te gjithe shtresat sipas rradhes zvogelohet shume mundesia per infeksion dhe per gjakderdhje.
Për të përcaktuar nëse ka apo jo sperme ne indet e marra duhet nje kohe prej rreth 10-14 oresh nen mikroskop. Ne rast se ka nevoje e njejta procedure mund te perseritet prape pas rreth 1 viti.
Ndaj te gjithe ciftet qe kane problem te tilla eshte mire qe te bejne kontrolle jo vetem te gjinekologu per edhe nje kontroll specifik te urologu.
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |