bladder 3

Urinimi i Pavullnetshem Naten dhe Diten

Trakti urinar përbëhet nga veshkët, ureterët (kanalet që lidhin veshkët me fshikëzën urinare),fshikëza urinare dhe uretra. Emërohen në mënyrë të përgjithshme si infeksione urinare por, përfshijnë gjendje të ndryshme duke filluar nga një infeksion i thjeshtë, në infeksion me dhimbje, temperaturë të lartë, dhe gjendje të ndërlikuar aq sa mund të çoje deri në vdekje. Infeksionet e traktit urinar mund të shfaqen si akute, kronike apo repetitive (të përsëritura), që mund të shkaktohen nga bakteriet, kërpudhat apo viruset. Gjatë periudhës së fëmijëris, pas infeksioneve të traktit respirator,infeksionet urinare janë shkaku me i shpeshte që femija sillet tek mjeku.Janë më të shpeshta në muajt e parë pas lindjes te djemtë,derisa janë më të shpeshta te vajzat e rritura.

Shkaktarët më të shpesht të infeksioneve urinare janë bakteriet intestinale (që gjenden në zorrë). Në të shumtën e rasteve infeksionet kalojn nga poshtë lart,me fjalë të tjera,shkaktohen nga mikroorganizma që hyjnë në traktin urinar nga uretra në fshikëz dhe drejt pjesës së sipërme të traktit urinar.Te vajzat uretra është shumë më e shkurtër krahasuar me djemtë,dhe është më afër anusit,prandaj infeksionet urinare te vajzat ndodhin më lehtë dhe më shpesh.Përveç kësaj, infeksionet e traktit urinar rrallë mund të zhvillohen nga mikroorganizmat që depërtojn përmes gjakut.

Me çfarë simptome shfaqet infeksioni urinar te fëmijët?

  • Gjatë periudhës së posalindur (gjatë muajve të parë) mund të vërehen: rënie e reflekseve të foshnjes, zbehje, temperaturë e lartë apo e ulët,si dhe rënie e lëvizjeve

  • Te foshnjet infeksionet e traktit urinar mund të përparojnë pa shfaqur asnjë simptomë, ose duke shfaqur simptomatologji të përgjithshme si: nervozizëm, zbehje, humbje e oreksit, vjellje, diarre dhe kapsllëk. Te infeksionet e veshkeve te quajtura pyelonephritis, simptomet e lartpërmendura shoqërohen me ethe dhe temperaturë. Mund të vërehen ndryshime në ngjyrën e urines dhe erë që kundërmon.Urinimi i shpesht dhe me dhembje vërehet sidomos tek infeksionet e pjesës së poshtme të traktit urinar

  • Te fëmijët më të rritur, dhimbja e barkut, urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje, ndryshimet në ngjyrën e urinës në përgjithësi shoqërohen me infeksione të traktit të poshtem urinar; temperatura ,dhimbja e shpines,vjellja dhe lodhja shoqërohen me pielonephritis

  • Në rastet kronike, mund të vërehen edhe anemi, vonesë në zhvillim dhe rritje, çrregullim në strukturën e kockave

Faktorët që favorizojnë infeksionet urinare

  • Disa mikroorganizma janë më të pripur,kanë më shumë aftësi për të shkaktuar infeksion urinar se të tjerët

  • Refluksi vezikoureteral (VUR): është gjendje në të cilën urina kthehet mbrapa nga fshikëza në veshka gjatë urinimit.Te 25-50% e fëmijëve me infeksione urinare të përsëritura, është vënë re refluks vezikoureteral

  • Urinimi jofunksional: më së shumti është parë në mes të moshës 3 dhe 7 vjeçare. Gjatë ditës fëmijët ndiejnë urgjencë për të urinuar, dhe zakonisht kryqëzojne këmbët për të mbajtur urinën. Muret e fshikëzës urinare bëhen më të trasha që ka për pasoj çrregullimin e funksionit të muskujve që kontrollojnë urinimin

  • Syneti: Rreziku për të patur infeksione urinare te fëmijët që nuk janë bërë synet është 1-20 herë më i larte se te djemtë që janë bërë

  • Ndërhyrjet mjekësore të tilla si vendosje e kateterit urinar

  • Higjiena e dobët(papastërtia)

Diagnoza

Për të vendosur diagnozën mjafton një analizë e thjeshtë e urinës si test i thjeshtë dhe i rëndësishëm. Megjithatë për trajtim të metejshëm është e nevojshme një urokulturë.Me anë të urokulturës do të izolohet mikroorganizmi shkaktar dhe antibiotiku efektiv që duhet përdorur. Pasi është vendosur diagnoza e infeksionit urinar,çështja që duhet sqaruar është nëse infeksioni është i komplikuar, nëse përsëritet shpesh(repetitive) apo jo,dhe nëse shoqërohet me faktorët që e favorizojnë atë. Për të vendosur për këtë,zakonisht janë të domosdoshme ekzaminimet radiologjike,të cilat janë:

  • Grafi direkte e traktit urinar: jep një ide të përafërsisht të qartë për pranin e gurëve dhe lokalizimin e veshkave

  • Ultrazëri:është metodë observimi pa dhimbje që zbatohet thjeshtë dhe pa qenë të ekspozuar ndaj radiacionit. Me këtë metodë shihet madhësia dhe forma e veshkëve,ndryshimet strukturale,akumulimi i qelbit,guret në veshkë,dhe fitohet një ide për fshikëzën urinare

  • VP (Pielografia intravenoze): jepet kontrast intravenoz , në menyrë që trakti urinar duke përfshirë veshkët dhe ureterët të bëhet i dukshem nën rrezet X

  • Cistografia miksionale: Vendoset kateter urinar dhe mbushet fshikëza me tretje të përzier me kontrast dhe merren pamje (grafi) përgjate aktit të urinimit për të parë nëse ka refluks urinar apo jo

  • DMSA dhe DTPA scintigrafitë: zbatohen për të shqyrtuar funksionet dhe çrregullimet e veshkave

Trajtimi

Për të posalindurit, dhe fëmijët nën 5 vjec me temperaturë dhe ata me çrregullim të gjendjes së përgjithshme, është i nevojshëm trajtimi hospitalor. Rastet e tjera mund të trajtohen për 7-14 ditë, varësisht nga karakteristikat ( si infeksion i thjeshtë,i komplikuar,repetitive ose në prani të refluksit),me përdorimin e antibiotikut adekuat. Pas eliminimit të infeksionit me terapi,planifikohen ekzaminime të mëtejshme varësisisht nga situata.Në pacientë të caktuar,rekomandohet trajtim me antibiotikë për një kohë më të gjatë ashtu që pacienti te mbahet në profilaksi(mbrojtje) ,si dhe sygjerohet kontrolla në intervale të caktuara kohore. Pas ekzaminimeve të duhura, fëmijët me refluks dhe ata që kërkojnë trajtim kirurgjik këshillohen trajtim në klinikat përkatëse.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661