Hipospadia

Hipospadia është një defekt i lindur te djemt, që karakterizohet me hapjen e meatusit uretral që nuk lokalizohet në majë të penisit siç është normalisht, por më poshtë. Si patologji shihet 1 në 300 lindje të gjalla. Fëmijet me hipospadi quhen me emra të ndryshëm nga populli si “synet i profetit“ ose si “gjysëm synet“. Sa më shumë që largohet meatusi (hapja e uretres) nga maja e penisit, aq më shumë rritet ashpërsia e çrregullimit, derisa ulet edhe probabiliteti për ta parë atë (sa më i rëndë çrregullimi, aq më rrallë haset te fëmijët). Lloji më i shpesht i hipospadise është tipi glandular që është më afër majës së penisit, derisa më i rralli është tipi perineal mes skrotumit dhe anusit.

Fëmijët me hipospadi, mund të kenë penis të lakuar aq sa penisi mund të marr formën e shkronjës “C” gjatë ereksionit më vonë. Përveç kësaj të gjithë fëmijët duhet të ekzaminohen për anomali tjera të lindura. Në rast se hasen testikuj që nuk kanë zbritur në skrotum (kriptorkidi), pacienti duhet evaluuar për ndryshime gjenetike. Trajtimi i hipospadisë është kirurgjik. Janë zbuluar shumë teknika kirurgjike për rregullimin e hipospadisë, qëllimi kryesor gjatë trajtimit kirurgjik është të formohet një penis i drejtë gjatë ereksionit, duke sjellur kështu hapjen e kanalit urinar (uretrës) në majë të penisit, duhet të formohet kanali në gjerësi të mjaftueshme, pa shkaktuar ngushtim, dhe të formohet një pamje e kënaqshme nga aspekti kozmetik.

Figura a: para operacionit
Figurat b-c: pas operacionit

Koha më e përshtatshme për trajtim është mosha prej 6 deri 18 muajshe. Gjatë kësaj periudhe trauma psikologjike është më e ulët. Poashtu, si operacioni ashtu edhe kujdesi postoperator është shumë më i lehtë në fëmijët e kësaj moshe, në krahasim me më të rriturit. Ky njëherit është edhe kufiri i duhur i moshës për të bërë ndërhyrjen. Lafsha e penisit do të përdoret si burim rezervë i lëkurës gjatë operacionit, për të formuar kanalin e ri urinar, apo për të mbyllur pjesën e përparme të penisit, prandaj fëmijët me hypospadias nuk duhet të bëhen synet. Në disa raste të rënda të hipospadias, operacioni mund të bëhet në dy seanca.

Ka raste kur pacientët mund të lëshohen një ditë pas operacionit. Pas operacionit penisi fashohet (bëhet një lidhje përrreth). Tubi i plastikës (kateteri) që vendoset brenda kanalit të ri të formuar, funksionon si eliminues i urines. Ky kanal i sapoformuar i traktit urinar nuk duhet të vije në kontakt me urinën, në mënyrë që të shërohet prandaj tubi (kateteri) largohet pas 7 deri 14 ditësh pas operacionit. Pas operacionit, mund të shfaqet edeme (enjtje) e kokës së penisit si dhe edem i lëkurës penile. Pas operacionit, pacientët do të trajtohen me antibiotik, analgjetik dhe në rast nevoje me barëra që ulin kontraktimin e vezikës. Është e rëndësishme që këto barna të përdoren rregullisht siç janë përshkruar nga mjeku. Kur heqet kateteri nga kanali i sapoformuar urinar, pacientit i lejohet që të bejë dush. Qepjet e holla te vendosura gjatë operacionit janë të gjitha qepje absorbuese që shkrihen vetë, pa patur nevojë për ti hequr ato më vonë.

Gjatë muajit të parë pas operacionit,duhet patur kujdes për zonën e operuar, por pa kufizuar aktivitetet e përditshme. Kur hiqet kateteri, mund të shfaqet urinim me vështirësi për një kohë, që do të shërohet me kalimin e kohës. Komplikacioni më i shpesht që vërehet pas këtij operacioni është fistula. Fistula është një kanal që formohet në cilëndo pjesë të uretrës së re (të sapoformuar), nga ku edhe del urina në lëkurë. Kështu, gjatë urinimit urina mund të dal nga të dy anët nga maja e penisit(uretra e re) dhe nga fistula. Në këto raste nevojten gjashtë muaj që fistula të shërohet. Si komplikim tjetër mund të shfaqet ngushtim i uretrës së sapoformuar (kanalit të ri). Fëmijët, te të cilët operacioni i hipospadis kalon me sukses, i kthehen shpejt normalitetit. Ata nuk do të kenë ndryshim nga djemt e tjerë, si nga aspekti i urinimit ashtu edhe nga aspekti seksual.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661