Gurët në veshka dhe ureter
Gurët në veshka formohen nga shkaqe të ndryshme, por shpesh haset fakti që rrjedhin nga urina e koncentruar me ç`rast mineralet apo kripërat e acidit në urinën tuaj kristalizohen. Ata mund të gjenden në cilëndo pjesë të traktit urinar, nga veshkët deri në fshikëzën e urinës. Meshkujt formojnë gurë më shpesh sesa femrat, në raportin 3 me 1. Ky ndryshim tani po bëhet më i vogël, ndoshta për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës dhe dietës. Pacientët me gurë, shpesh formojnë gurë më shumë se një herë në jetën e tyre. Varësisht nga lokalizimi dhe madhësia e gurit, ata mund të nxjerrën vetë gjatë urinimit, të shfaqin dhimbje të forta të ashtuquajtura kolika renale, apo të hiqen me intervenim kirurgjik.
Shkaqet e Gurëve
Gurët në veshka shpesh nuk kanë një shkak të caktuar apo arsye të vetme te formimit. Numërohen disa faktorë që mund të rrisin rrezikun si:
Simptomat dhe diagnoza e gurëve në veshka dhe ureter
Njerëzit shpesh i lidhin gurët në veshkë dhe ureter me dhimbjen. Megjithatë, simptomat mund të ndryshojnë nga dhimbje të forta deri në pa dhimbje fare, në varësi të karakteristikave të gurit, si madhësia, forma, dhe vendndodhja e gurëve në traktin urinar . Dhimbjet e forta (kolika renale).
Nëse guri e bllokon rrjedhjen normale të urinës nëpër ureter ju do të përjetoni dhimbje të forta, të njohura si kolikë renale. Ajo është një dhimbje e mprehtë në zonën e ijeve dhe mesit (në anën e trupit, nga brinjët në kërdhokull). Burrat mund të kenë dhimbje gjithashtu edhe në testikujt e tyre (fig.2), Kolika renale shkaktohet nga një rritje e papritur e presionit në traktin urinar dhe murin e ureterit. Dhimbja vjen në valë dhe nuk ulet në qoftë se ju ndryshoni pozicionet. Ajo është përshkruar si një nga përvojat më të dhimbshme, të ngjashme me dhimbjet e lindjes. Simptoma të tjera që mund të shoqërojnë kolikat renale janë:
Kolika renale është gjendje urgjente dhe ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes ose spitalin më të afërt për të lehtësuar dhimbjen. Në rast të temperatures së lartë ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Dhimbje e topitur ose asimptomatike:
Gurët gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje të përsëritura, të topitura në ije. Kjo dhimbje mund të tregojë gjithashtu për sëmundje të tjera, prandaj ju do të duhet të bëni analiza mjekësore për të zbuluar nëse keni sëmundje të gurëve në veshka apo ureter. Disa gurë nuk shkaktojnë ndonjë shqetësim. Këto quhen gurë asimptomatik dhe zakonisht janë të vegjël. Në përgjithësi gurët asimptomatik zbulohen gjatë imazherisë me rreze-X apo procedurave të ngjashme të imazherisë për gjendje të tjera.
Diagnostikimi i gurëve në veshka dhe ureter
Mjeku bën një sërë analizash për të kuptuar se çfarë i shkakton simptomet tuaja. Kjo quhet diagnozë. Së pari, mjeku ose infermierja do të marrë historinë tuaj mjekësore dhe të bëjë një ekzaminim fizik. Pastaj, ata do të marrin imazhet e trupit tuaj dhe do të kryejnë analiza të tjera nëse është e nevojshme.
Teknikat e imazherisë
Për të lokalizuar gurin, mjeku duhet të marrë imazhet e organeve tuaja të brendshme. Ju do të bëni një ultrasonografi (e njohur edhe si ultratingulli), e cila mund të konstatojë nëse guri shkakton bllokim (obstruksion) tё rrugёve urinare duke parё nёse veshka është e zmadhuar. Përveç ultrasonografisë, ju mund të keni nevojë për një ekzaminim me rreze X të traktit urinar.
Një metodë tjetër e zakonshme e diagnozës është skanimi CT (tomografia e kompjuterizuar). Për sëmundje të gurëve, bëhet një tomografi e kompjuterizuar pa kontrast (NCCT). Ky skanim mund të tregojë qartë madhësinë, formën, dhe trashësinë e gurit.
Në disa situata, mjeku juaj mund të vendosë të bëjë skanim CT me kontras ose një urografi intravenoze. Këto imazhe japin informacion shtesë në lidhje me funksionin dhe anatominë e veshkave.
Analiza e gurit dhe testet tjera
Në rastin e kolikës renale, urina dhe gjaku testohen për të parë nëse keni infeksion ose pamjaftushmëri të veshkave. Nëse keni rrezik të lartë të formimit të më shumë gurëve, do të bëni teste shtesë të njohura si vlerësim metabolik.
Trajtimi i gurëve në veshka dhe ureter
Faktorët që ndikojnë në marrjen e vendimit përfshijnë:
Jo të gjithë gurët kërkojnë trajtim. Ju keni nevojë për trajtim nëse guri shkakton shqetësim dhe nuk kalon natyrshëm me urinë. Nëse keni gurë në veshkë apo ureter e cila nuk shkakton shqetësim, në përgjithësi nuk do të trajtoheni. Mjeku do t’ju japë një program kohor për vizita kontrolli të rregullta për t’u siguruar që gjendja juaj nuk do të përkeqësohet. Nëse guri juaj ka të ngjarë të kalojë me urinë, mjeku mund të lëshoj recetë për barna për të lehtësuar këtë proces. Ky quhet mjekim konservativ.
Trajtimi konservativ :
Shumica e gurëve në veshka apo uretër do të largohen nga trupi juaj ndërsa urinoni. Megjithatë, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së gurit, do të duhet pak kohë që guri të kalojë. Mjeku juaj mund të japë me recetë barna për t’ju ndihmuar që guri të kaloj më shpejt dhe për të kufizuar dhimbjen ndërsa ai lëviz. Mjeku duhet të kontrollojë nëse guri vazhdon të lëvizë dhe nëse veshkat tuaja vazhdojnë të funksionojnë mirë.
Trajtimi aktiv i gurit
Ka tre mënyra të përgjithshme për të hequr gurët:
- Litotripsia me valë shok (SWL)
- Ureteroskopia (URS)
- Nefrolitotomia perkutane (PNL)
Secila prej këtyre procedurave ka avantazhe dhe disavantazhe.
Është e rëndësishme që të flisni me mjekun tuaj për simptomet dhe rezultatet e analizave për të gjetur mundësinë më efiçente të trajtimit për ju. Në bazë të asaj se ku është, në veshkë ose ureter, mjeku mund të rekomandojë mundësi të ndryshme trajtimi. Nëse nuk keni simptoma, mund të trajtoheni në rast se:
Mjeku juaj do të rekomandojë heqjen e gurit në ureter nëse:
Nefrolitotomia perkutane (PNL)
PNL është operacion për të hequr gurët e mëdhenj drejtpërdrejt nga veshka. Avantazhi është se edhe gurët shumë të mëdhenj hiqen me një operacion të vetëm.
Megjithatë, ajo është shumë invazive krahasuar me SWL dhe URS dhe ka një rrezik të lartë të komplikimeve. Ndërlikimet më të shpeshta të PNL janë rrjedhja e gjakut dhe temperatura.
Kur duhet ta marr në konsideratë PNL?
PNL duhet të merret në konsideratë kur guri është shumë i madh (më i madh se 2 centimetra) dhe nuk ka lëvizur në ureter. Doktori mund ta diskutojë gjithashtu PNL si një mundësi trajtimi nëse:
Parandalimi i rishfaqjes së gurëve në veshka
Disa pacientë të cilët kanë pasur gurë në veshkë ose ureter, mund të formojnë sërish gurë në të ardhmen. Pasi guri kalon apo është larguar, mjeku do të përcaktojë nëse jeni në rrezik të lartë për përsëritje. Për ta bërë këtë, ai ose ajo duhet ta analizojë gurin. Përveç kësaj, mjeku do të kontrollojë rezultatet e analizave të gjakut dhe urinës të cilat janë bërë para trajtimit. Nëse keni rrezik të lartë të rishfaqjes , mjeku do të kryejë një sërë analizash specifike të gjakut dhe urinës. Në varësi të rezultateve të analizave, mjeku do të rekomandojë masat parandaluese ose analiza të mëtejshme.
Këshilla të përgjithshme të stilit të jetesës për të parandaluar gurët
Pini më shumë
Përshtatni dietën tuaj
Në varësi të situatës tuaj individuale, mjeku mund t’ju rekomandojë që të përshtatni dietën tuaj. Është e rëndësishme që ta diskutoni fillimisht me mjekun këtë.Mbani një dietë të ekuilibruar dhe të larmishmeHani shumë perime, fibra, dhe fruta (sidomos agrume)Mundohuni të hani ushqime me pak oksalate si vezë, thjerrëza, oriz të bardhë, mollë me lëvore, rrush, lulelakër, kungull, etj.Sigurohuni që dieta juaj të përmbajë sasi të mjaftueshme të kalciumit (rreth 1,000 miligram në ditë). Megjithatë, jini të kujdesshëm me suplementët e kalciumit Zvogëloni sasinë e kripës në dietën tuaj (jo më shumë se 3 deri në 5 gram në ditë)Mos hani shumë proteina shtazore, veçanërisht të mishit nga kafshët e reja. Në vend të kësaj, hani më shumë proteina bimore, që gjenden për shembull në avokado, lulelakër, apo bizeleMbani një peshë të shëndetshme (indeski i masës tuaj trupore duhet të jetë midis 18-25 kg/m2).
Note: Keto informacione jane marre nga faqja zyrtare e shoqates se urologjise europiane(EAU)
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |