ESWL (Thyerja e Gurit me Vale Shok)

stone

Trajtimi aktivi gurit Ka tre mënyra të përgjithshme për të hequr gurët:

  • Litotripsia me valë shok (SWL)

  • Ureteroskopia (URS)

  • Nefrolitotomia perkutane (PNL)

Secila prej këtyre procedurave ka avantazhe dhe disavantazhe. Është e rëndësishme që të flisni me mjekun tuaj për simptomet dhe rezultatet e analizave për të gjetur mundësinë më efiçente të trajtimit për ju. Në bazë të asaj se ku është, në veshkë ose ureter, mjeku mund të rekomandojë mundësi të ndryshme trajtimi.

Nëse nuk keni simptoma, mund të trajtoheni në rast se:

  • Guri vazhdon të rritet

  • Jeni në rrezik të lartë të formimit të një guri tjetër

  • Keni një infeksion

  • Guri juaj është shumë i madh

  • Preferoni trajtimin aktiv

Mjeku juaj do të rekomandojë heqjen e gurit në ureter nëse:

  • Ai duket shumë i madh për të kaluar me urinë

  • Vazhdoni të vuani nga dhimbja ndërsa merrni mjekim

  • Veshkat tuaja nuk funksionojnë si duhet ose mund

medicine 2

Litotripsia me valë-shok (SWL)

SWL bëhet me një makineri e cila mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit. Për të thyer gurin, valët-shok të përqendruara (pulse të shkurtra të valëve të tingullit me energji të lartë) transmetohen në gur nëpërmjet lëkurës. Guri e përthith energjinë e valëve dhe kjo e thyen në copa më të vogla. Pastaj fragmentet e gurit kalojnë me urinën (Fig. 1).SWL është e përshtatshme për mbi 90% të të gjithë pacientëve. Megjithatë, suksesi i saj varet nga disa faktorë si karakteristikat e gurit dhe gjendja juaj fizike.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661