Çka është urinimi jofunksional?

Urinimi jofunksional tregon për çrregullime në mënyrën e urinimit, që ndodhin për shkak të shprehive të mësuara gabimisht te fëmijët neurologjikisht normal. Në këto raste vërehet urinim me intervale, dhe moszbrazje e plotë e fshikëzës urinare, probleme këto të shkaktuara nga dëmtimi i urodinamikës së fshikëzës.
Arsyeja kryesore për këtë, është që gjatë urinimit apo fazës së zbrazjes së fshikëzës, fëmija kontrakton (tkurr) sfinkterin duke mbyllur kështu traktin urinar. Për pasojë një sasi e urinës mbetet në fund të fshikëzës.
Në këtë Në këtë mënyrë shkaktohet rritje e aktivitetit të muskujve të dyshemesë së pelvikut dhe sfinkterit të cilët do të duhej të ishin të relaksuar gjatë urinimit. Për ta kaluar këtë rezistencë, fëmija shfrytëzon muskujt e përparëm të barkut, të cilët i shtrëngon për ta zbrazur fshikëzën, prandaj rritet shtypja e urinës por fshikëza nuk zbrazet tërësisht.
Për të diagnostikuar urinimin jofunksional nevojitet uroflow-EMG. Më poshtë mund të shihni një mostër të uroflow-EMG të një fëmijë i monitoruar te i cili shihet urinim jofunksional.

Terapia biofeedback është ri-trajnimi i një personi, ku funksionet e vullnetshme dhe të pavullnetshme fiziologjike të trupit përceptohen në mënyrë vizuele, auditive apo taktile (stimulohen me prekje) përmes ciklit të mbyllur feedback. Në trajtimin e çrregullimeve të urinimit, terapia biofeedback është treguar shumë e sukseshme dhe efektive dhe ka për qëllim kryesor të trajnoj muskujt që rrethojnë kanalin e urinimit. Që të kontrahohen vetëm muskujt e dyshemesë së pelvikut është shumë e vështirë por, është edhe më e vështirë që të arrihet relaksimi i tyre. Në rastet kur këta muskuj janë të tkurrur më shumë se zakonisht, është shumë e vështirë që një person ti relaksoj ata përmes vetëdijësimit pa asnjë ndihme tjetër. Ky relaksim i muskujve mund të arrihet përmes biofeedback terapisë, me ç’rast do të bëhet vetëdijësimi për kontrollin e muskujve të legenit dhe do të mësohet relaksimi i tyre.

Qëllimi

Është që të sigurohet përdorimi korrekt dhe efikas i muskujve të bazës së legenit, të cilët janë shumë të rëndësishëm në kontrollimin e urinimit.
Para fillimit të trajtimit biofeedback, fëmijët duhet të jenë:

  • Në gjendje për të dalluar muskujt e dyshemes së legenit

  • Të kuptojnë funksionin e muskujve të bazës së legenit

  • Të shfaqin gatishmëri për bashkëpunim të mirë

  • Të kenë vullnet për trajnim

  • Të jenë mbi pesë vjeç

Efikasiteti i trajtimit biofeedback duhet të monitorohet nga uroflow-EMG (test që tregon për mënyrën e urinimit dhe aktivitetin e muskujve). Kurba e urinimit,e karakterizuar me aktivitet të ulët ose të rritur të muskujve në fillim, duhet të kthehet në normale pas trajtimit biofeedback.

Teknika

Vendoset një elektrodë pediatrike sipërfaqësore në të dy anët drejt para anusit në orën 3 dhe 9 si dhe një elektrode në këmbë.

Fëmija qëndron mbrapa në pozicionin e shtrirë në shpinë, koka e tij prapa e ngritur, dhe këmbët mbështetur në jastëk. Përmes elektrodave EMG bëhet lidhja me kompjuterin. Fillimisht, nga fëmija do të kërkohet që të shtrihet pa lëvizur. Matjet bëhen në bazë të vlerave që jepen në kompjuter, derisa fëmija qëndron në këtë pozitë. Kjo tregon për aktivitetin relaksues. Kur matet kontraktimi i muskujve të legenit nga uroterapisti, bëhet llogaritja e përshtatshme, në bazë të këtyre vlerave dhe loja biofeedback fillon. Në terapinë biofeedback aplikohen animacione të ndryshme kompjuterike.

Kur animacioni fillon, nga fëmija kërkohet të supozojë se krimbi,peshku ose avioni që sheh në ekran është vetë ai ,dhe nga ai kërkohet që të ike nga rreziqet që has rrugës. Në këtë mënyrë,varësisht nga situata fëmija do të kontraktoj apo relaksoj muskujt e legenit.
Stadet e lojës mund të ndryshohen për të kaluar nga faza më e lehtë, në faze me të vështirë. Qëllimi këtu është që të arrihen vlera normale të kontraktimit dhe relaksimit. Për ta bërë këtë, në çdo seancë duhet matur aktivitetin e muskujve të legenit me elektroda EMG, duhet monitorizuar kurba e urinimit nga uroflowmetri-EMG, dhe pastaj duhet planifikuar seanca biofeedback e radhës.
Nevojiten 6-10 seanca të trajtimit biofeedback, në mënyrë që fëmijët të bëhen të vetëdijshëm për muskujt e tyre rreth kanalit urinar, dhe për të mësuar se këta muskuj duhet të jenë të qetë (relaksuar).

Trajtimi Biofeedback përdoret për trajtimin e çrregullimeve të mëposhtme:

  • Çrregullimet në mënyrën e urinimit (urinim i pavullnetshëm ditën apo në krevat)

  • Refluksi vezikoureteral (kthimi i urinës në veshka)

  • Infeksionet urinare të përsëritura

  • Konstipacioni (kapsllëku)

  • Urinim i pavullnetshëm natën (lagia në shtrat)

Duke i konsideruar të gjitha sëmundjet, norma mesatare e suksesit të terapise biofeedback është mbi 80%.

Figura A: Fshikëza me inkontinence urinare para trajtimit biofeedback, me refluks vezikouretral dhe uretra e zgjeruar poshtë.
Figure B: Pamja e fshikëzës urinare komplet.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa është kirurg urolog me eksperiencë. Studimet i ka perfunduar në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Punon në “Spitali Amerikan” në Prishtinë.

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661