Dr. Ajet Xhafa
SPECIALIST I UROLOGJISË
Dr. Ajet Xhafa ‒ Kirurg urolog, ka lindur në vitin 1980 në Bulqizë. Pasi kreu shkollën fillore dhe tetëvjeçare në vendlindje, në Shtator të vitit 1996 filloi studimet në liceun ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai fitoi të drejtën e studimeve për mjekësi të përgjithshme në “Spitalin Ushtarak Akademik Gulhane” GATA, në Ankara. Në gusht të vitit 2006 përfundoi me sukses Fakultetin e Mjekësisë, ku mori titullin “Doktor i Mjekësisë”. Në të njëjtën kohë mori gradën ushtarake “Tegmen” (Nëntoger). Në Tetor të vitit 2006 filloi specializimin në degën e urologjisë. Pas prezantimit me sukses së tezës në lidhje me rolin e fetuin-A-së në formimin e gurëve të calcium-fosfatit (shih publikimet), dhe të përfundimit të provimit të specializimit më 07 Tetor 2011, morititullin “Specialist i urologjisë”, si dhe gradën “Ustegmen” (Toger).
Pas diplomimit filloi ushtrimin e profesionit si kirurg urolog në Tiranë. Në Janar të vitit 2012 u emërua mjek urolog me kohë të plotë në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU) dhe me kohë të pjesshme në Spitalin Amerikan në Tiranë. Gjatë punës në Spitalin Ushtarak mori gradën ushtarake “Kapiten”. Për t’iu përshtatur kërkesave për ndërhyrje me mjetet eurologjisë moderne, ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë deri në Prill të vitit 2017. Ka punuar për një vit në spitalin “Bahceci” në Prishtinë dhe është kthyer përseri ne spitalin Amerikan në Prishtine që nga Maji i viti 2018.
Gjatë gjithë punës së tij, Dr. Ajet Xhafa ka spikatur për marrëdhëniet shumë të mira me pacientet dhe për performancë tejet të lartë. Ndërhyrjet e realizuara prej tij, në veçanti ndërhyrjet e reja si operacionet e mbyllura (pa prerje klasike) të gurëve në veshka (Nefrolitotomi Perkutane) kanë pasur një shkallë shumë të lartë suksesi në të gjithë rajonin e Ballkanit. Këto arritje janë prezantuar së fundmi edhe në Kongresin e Endourologjisë Botërore në Kejp-Taun të Afrikës së Jugut. Prezantimet e tij kanë qenë pjesë e serisë së rasteve të para të këtyre ndërhyrjeve të kryera në Tiranë dhe në Prishtinë (shih publikimet). Dr. Ajet Xhafa ka kryer një numër të madh operacionesh te të rriturit, si: për zmadhimin e prostatës, ngushtimin e kanalit të urinës (uretra) dhe operacione të mbyllura e të hapura për gurët në kanalin urinar (ureter) dhe në veshkë. Ka trajtuar rastet e para të vendosjes së nefrostomisë në Kosovë, (shih publikimet) dhe rastet e para të operacioneve nga mjekë shqiptarë me laparoskopi për kistet e veshkës, gurët në ureter dhe heqjen e veshkës. Ka kryer shumë operacione të mbyllura për kancerin e vezikës, të veshkës dhe të prostatës. Pjesë e punës së tij, veçanërisht në Kosovë, kanë qenë edhe ndërhyrjet e realizuara te fëmijët për: probleme të lindura si hipospadias, testise të pa lëshuara, vezikoureteral Reflux (VUR), Ureterocele etj. Dr. Ajet Xhafa është përfaqësues i rajonit në shoqatën e Urologëve të Evropës (EAU) për grupin e Urolitiazës (gurëve në rrugët urinare) dhe është pjesë e grupit të punës për vlerësimin metabolik dhe kërkimeve shkencore për sëmundjen e gurëve në veshka, (shih linkun: http://uroweb.org/section/eulis/working-groups/). Është anëtar i shumë shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare të urologjisë: shoqatës së Urologëve Evropianë (EAU) prej vitit 2007, shoqatës së Endourologjisë Botërore, shoqatës së Urologëve të Turqisë prej vitit 2006, shoqatës së Endourologjisë Turke dhe i shoqatës së Urologjisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e stafit organizues të disa kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare për urologjinë. Përgatitja, angazhimi dhe puna e tij e vazhdueshme janë tregues të pasionit të tij për profesionin dhe suksesit të tij në rritje.
Dr. Ajet Xhafa është i martuar dhe ka dy fëmijë. Zotëron gjuhët e mëposhtme: Shqip (gjuhë amtare), Turqisht (niveli i avancuar), Anglisht (niveli i avancuar), Italisht (niveli i avancuar) dhe Frëngjisht (niveli mesatar).
FUSHA E EKSPERTIZËS
- Urologji e Përgjithshme
- Andrologji
- Urologji e Grave
- Uroonkologji
- Urologji e Fëmijëve
- Endourologji
- Laparoskopi
- Kirurgji Robotike
- Trajtimet e Gurëve në Veshka
- Trajtimi i Prostatës
- Trajtimi i Kancerit Urinar
- Trajtimi i Infertilitetit
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |