1. Ku ndodhet prostata dhe çfare funksioni ka?

Prostata është një organ që gjendet te meshkujt që nga femijeria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë (rreth 18 gr). Funksioni kryesor është prodhimi i një pjese të madhe të lengut që mbartë spermën.

2. Cilat janë sëmundjet kryesore të prostatës?

Sëmundjet e prostatës përgjithsisht mund të ndahen në tre grupe:

  • Infeksionet e prostatës (prostatit)

  • Zmadhimi beninj i prostatës

  • Kanceri i prostatës

Infeksionet e prostates ashtu siç mund të duken në çdo moshe zakonisht quhen si sëmundjet e të rinjve. Zmadhimi beninj i prostatës dhe kanceri i prostatës janë sëmundje që duken pas moshës 45-50 vjeç.

3. Çfarë është prostatiti?

Quhet në latinisht infeksioni i prostatës. Mund të duket në çdo moshë. Simptomat janë djegje, dhimbje rrjedhje prej penisit ose ndjesitë e kruajtjes brenda në penis. Terapia zakonisht kryhet me antibiotik edhe pacientit i kalojnë simptomat.

4. Çfare është zmadhimi beninj i prostatës?

Me rritjen e moshës prostata fillon të zmadhohet si organ për shkak të disa shkaqeve të ndyshme dhe mund të shkaktoj presion mbi fshikëz ose kanalin urinar dhe krijon ngushtimin e ketij kanali, që quhet uretra. Kjo gjendje quhet zmadhim (zgjerim) beninj i prostatës.

5. Çfarë është kanceri i prostatës?

Kanceri i prostatës ështe kanceri i dytë që duket më shpesh te burrat. Zakonisht nuk është agresiv dhe nuk jep ndonjë simptomë që mund të vihet re nga pacienti. Kur shoqërohet me zmadhim të prostatës, mund të jap shqetësime si urinim i shpesht edhe me vështirësi, kurse në fazat e avancuara mund të shkaktoj gjakderdhje në spermë ose dhimbje në kocka.

6. Si zbulohet prania e kancerit të prostatës?

Kontrolli i pacientëve që kanë kancer prostate në familje pas moshës 45 vjeç të pacientet e tjerëe në moshën 48-50 vjeç te urologu është i domosdoshëm. Në fillim bëhet egzaminimi rektal i prostatës dhe pastaj shihet testi i PSA (prostat specifik antigjen) në gjak. Në rast se në egzaminim fizik vihet re fortësi në pjesën e mbrapme të prostates, mund të dyshohet për kancer të prostatës.

7. Çfarë është PSA-ja dhe si vlerësohet?

PSA është një substancë që prodhohet nga qelizat e prostatës. Në rast se është mbi një nivel të caktuar në gjak mund të dyshohet për kancer të prostatës. Edhe në raste kur PSA-ja është normale, pacienti ka mundësi që të ketë kancer të prostatës. PSA mund të rritet edhe kur ka prostatit (infeksion të prostatës). Si dhe një grup ilaçesh që përdoren për zmadhimin e prostatës mund të ulin PSA-në, ndaj ju duhet të tregoni mjekut tuaj për ilaçet që po përdorni.

8. Çfarë operacionesh duhen për zmadhimin e prostatës?

Pas marrjës për një kohe të ilaçeve për zmadhimin e prostatës, këta pacient kanë nevojë për ndërhyrje në hapjen e kanalit të urinës. Këto ndërhyrje mund të bëhen me operacion të hapur ose sipas metodave më të reja me operacion të mbyllur (TUR-Prostate). Operacioni i mbyllur ose TUR-prostatës bëhet nëpërmjet një instrumenti fiberoptik, duke u futur nëpërmjet kanalit të urinës dhe bëhet heqja e prostatës nga brenda duke hapur kanalin e urinës. Kohëzgjatja e këtij operacioni është rreth 1 orë dhe pacienti pas operacionit qëndron rreth 2-3 ditë në spital. Operacioni i hapur i prostatës bëhet për prostatë që jane më të medha se 90 gr dhe zgjatë rreth 1-5 orë. Pas operacionit pacienti qëndron rreth 4-5 ditë në spital. Këto lloj operacionesh bëhen prej vitesh në mënyrë perfekte prej vitesh ne Spitalin Amerikan. Në spitalin tonë vetëm në raste të rralla preferohet operacioni i hapur. Në operacionin e mbyllur të prostatës, rreziqet që mbarten gjatë dhe pas operacionit janë minimale, kurse operacioni i hapur ka një përqindje më të rritur të rreziqeve në përgjithësi.

9. A ka probleme seksuale pacienti pas këtyre operacioneve?

Ajo qe ndodh në këtë grupmoshë është që këta pacient mund të kenë sëmundje të tjera që ndikojnë në fuqinë seksuale si diabeti, tensioni i larte, sëmundjet e zemrës etj. Pas operacioneve të mbyllura mund të ketë ulje minimale të forces seksuale, kurse te operacionet e hapura më pak se 15%.

10. A mund të parandalohen sëmundjet e prostatës?

Zakonisht një pjesë e madhe e pacienteve kanë prejardhje gjenetike, por pacientet duhet të përqëndrohen në ushqimet natyrore me fruta dhe perime të fresketa. Ushqimet e stilit perendimor si fast-food pretendohet që rrisin rrezikun e kancerit të prostatës. Megjithëse ka disa ilaçe bimore në treg që prodhohen prej rrënjeve të pemeve etj, akoma asnjëri prej tyre nuk është provuar shkencërisht.

DR. AJET XHAFA
DR. AJET XHAFAKirurg Urolog
Dr. Ajet Xhafa ‒ Kirurg urolog, ka lindur në vitin 1980 në Bulqizë. Pas perfundimit te liceut ushtarak “Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir të Turqisë, ai fitoi të drejtën e studimeve për mjekësi të përgjithshme në “Spitalin Ushtarak Akademik Gulhane” GATA, në Ankara. Pas perfundimit me sukses te Fakultetit te Mjekësisë, ku mori titullin “Doktor i Mjekësisë”. Ne tetor të vitit 2006 filloi specializimin në degën e urologjisë. Pas prezantimit me sukses së tezës në lidhje me rolin e fetuin-A-së në formimin e gurëve të calcium-fosfatit (shih publikimet), dhe të përfundimit të provimit të specializimit më 07 Tetor 2011, morititullin “Specialist i urologjisë”, si dhe gradën “Ustegmen” (Toger).

Rezervo Takim me Doktorin

Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    ORARI I PUNËs

    E Hënë – E Premte 9:00 – 16:00
    E Shtunë 9:00 – 11:00
    Termine në spital:

    +383 (0) 38 221 661