Zmadhimi i Prostatës (Hiperplazia e prostatës beninje)
Çfarë është hiperplazia e prostatës?
Zmadhimi i organit të prostatës dhe presioni i bërë në rrugët urinare quhet ndryshe Hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës. Fillon të shfaqet pas moshës 30 vjeç dhe në moshën 60 vjeç, pothuajse 50 % e meshkujve ka zmadhim të organit te prostatës, ndaj mund të quhet ndryshe edhe si “mallkimi” i meshkujve te moshuar. Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra. Është një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpermjet dy kanaleve që quhen ureter. Urina nëpermjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të jap ndjesinë e urinës. Gjatë fazës së urinimit, fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina kalon nëpër penis dhe del jashtë. Pra, ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës. Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës, rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe dalin probleme gjatë urinimit.
Cilat janë problemet e zmadhimit të prostatës?
Prej bllokimit të rrugëve urinare dalin këto shqetësime:
A është zmadhimi i prostatës një lloj kanceri?
Jo. Kanceri i prostatës dhe hiperplazia, (zmadhimi) i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Trajtimi i tyre është shumë i ndryshëm, ndaj duhet të bëhet ndarja nga njera-tjetra e këtyre dy sëmundjeve. Për ndarjen e këtyre sëmundjeve përdoret analiza e PSA dhe egzaminimi me rektal me gisht.
Cilat janë arsyet që zmadhohet prostata?
Për zmadhimin e prostatës arsyet kryesore janë hormoni mashkullor siç është testosteroni dhe rritja e moshës në vite.
Përse duhet trajtuar zmadhimi i prostatës?
Sepse po nuk u trajtua si problem me kalimin e kohës, duken infeksione të rrugëve urinare, gure në vezike dhe pacienti mund të shkoj deri në mosfunksionim e veshkave siç duhet (insuficiense renale).
Cili është trajtimi i zmadhimit të prostatës?
Per cdo pacient menyra e trajtimit mund te ndryshoje.Ka dy lloje trajtimesh. Kirurgjia e prostates dhe trajtimi me ilace. Cili është trajtimi i zmadhimit të prostatës? Për çdo pacient, mënyra e trajtimit mund të ndryshoj. Ka dy lloje trajtimesh. Kirurgjia e prostatës dhe trajtimi me ilaçe. Në kirurgjinë e prostatës ditët e sotme teknika e më e përdorur është *Prostatetektomi transuretrale* ose TUR-P. Me anestezi gjenerale ose spinale duke u futur nga uretra me një mjet që quhet rezektoskop bëhet zhbllokimi i gjendjës së shkaktuar nga zmadhimi i prostatës.
Nga disavantazhet mund të permendet që pas këtij operacioni, sado me përqindje të ulet mund të ketë impotance ose humbje të ejakulacionit. Opcionet e tjera për operim janë operacionet e hapura dhe prostatektomia me lazer. Ilaçet e përdorura për prostatë tentojne në zgjërimin e uretrës dhe në ndikimin e hormoneve të prostatës për zgjërimin e muskujve të drejtë të uretrës.
Si bëhet diagnostikimi i zmadhimit të prostatës?
Diagnoza vendoset patjeter nga nje urolog. Zmadhimi prostatës kontrollohet me gisht nga rektumi dhe shihet presioni ose shpejtesia e urinës me një test që quhet uroflowmetri si dhe bëhet analiza e gjakut PSA. Pas analizave të bëra, urologu mund të vendos që tju marrë në ndjekje të sëmundjes për një periudhë të gjatë, pa patur nevojë për një ndërhyrje. Por në rast që simptomat janë të shpeshta, atehërë fillohet trajtimi me ilaçe ose pacienti mund ti nënshtrohet kirurgjisë së prostatës.
Ilaçet alfa-bllokues
Këto ilaçe relaksojnë muskujt e drejtë në prostatë dhe fshikëzën e urinës. Bëjnë që pacienti të urinoj më lehtë. Një grup tjetër, ilaçet mund të ndikoj në hormonet e prostatës dhe duke i bllokuar ato, bën që prostata të ketë një zvogelim të lehtë.
Kujdes!
Rezervo Takim me Doktorin
Faleminderit për interesimin tuaj. Duke klikuar linkun më poshtë ju mund të komunikoni me mua drejtpërdrejt dhe të caktoni një takim.
Ju do të kontaktoheni nga unë sa më shpejt që të jetë e mundur.
ORARI I PUNËs
E Hënë – E Premte | 9:00 – 16:00 |
E Shtunë | 9:00 – 11:00 |
Termine në spital: |